Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Veton Berisha, njëherit Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri.

Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, veçanërisht ata të komunitetin egjiptian, që t’i bashkohen këtij marshi dhe të shprehim së bashku mbështetjen tonë.

Bashkë për Liri, ka thënë Berisha, duke theksuar se Kosova i pret çlirimtarët:

“Në mbështetje të Marshit për Liri!

Sot takova Elizën dhe Ridvanin, dy nga organizatorët e Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Ky marsh organizohet në mbështetje të lirimit të plotë nga Gjykata Speciale në Hagë të katër çlirimtarëve të Kosovës: z. Hashim Thaçi, z.Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.

Vendimi i Gjykatës pritet të jepet më 16 shtator.

Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, e në veçanti Komunitetin Egjiptian, që t’i bashkohen këtij marshi dhe të shprehim së bashku mbështetjen tonë”, tha Berisha.

Të ngjashme