Veton Berisha nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje: Situata do të mbetej e njëjta

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një momentum politik që do ta justifikonte shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Nuk është një moementum që na jep arsye për të shkuar në zgjedhje. Për faktin se tanimë Kosova e ka një bllokadë, që ndodhi nga viti i kaluar. Edhe normalisht shkuara në zgjedhje nuk na jep zgjidhje. Sepse përafërsisht këtu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme, plus-minus tek ndonjë parti. Gjendja e presidentit mbetet e tillë nëse nuk do të ketë pas zgjedhjeve një marrëveshje, e cila do të jetë një marrëveshje më e përgjithshme. Formati jonë politik e shtetëror e do një formë të komunikimit për t’i zgjidhur këto institucione…”, tha ai.

Në demokracinë tonë komunitet ndodh me qenë të rëndësishme për faktin se e kanë votën vendimtare. Megjithatë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e krejt neve…”, ka thënë Berisha në FIVE të TV Dukagjinit.

Të ngjashme