Veton Tusha ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit të Turqisë.
Talenti i Kosovës U-21 e ka nisur ndeshjen si titullar për skuadrën e tij Denizlispor në udhëtim te Alanyaspor.
Në minutën e 51-të, Tusha pranoi një top të bukur nga Bakalorz dhe shënoi në portën e zbarzët për epërsinë e dyfishtë të Denizlispor 0-2.
Megjithatë vendasit e Alanyaspor në fund fituan ndeshjen me rezultat 2-2.
Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i dytë këtë kampionat në elitën e futbollit turk.
Kujtojmë që Tusha kishte shënuar në debutimin e tij me Denizlisporin në ndeshjen ndaj Galatasarayt.
18-vjeçari iu bashkua klubit turk në afatin kalimtar të janarit nga skaudra maqedonase Vardar.