Vetëplagoset me armë zjarri një person në Viti, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Gjilanit

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë. E si pasojë, shumë shpesh ndodh që të ketë pasoja në njerëz, duke shtënë në drejtim të personave tjera, apo duke plagosur veten aksidentalisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot, para disa orësh në Pozheran të Vitisë, ku një person është vetplagosur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit të Gjilanit kanë bërë me dije se gjendja e personit tani për tani është stabile.

Ai është plagosur në shtëpinë e tij, derisa familjarët e kanë dërguar me urgjencë deri në spital.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur në rast.

Teksa pritet këndellja e viktimës për të marrë dëshminë e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të ngjashme