Sebastian Vettel djersiti shumë për të arritur fitoren e 49 në garën e 200 në karrierë. Një fitore që gjermani do ta kujtojë gjatë.
‘Mercedes ishin shumë të forta dhe në fundin e garës kishin tjetër ritëm me gomat e ndërmjetme. Gomat e mia të buta pothuaj kishin mbaruar, por për fat të mirë mbaruan dhe xhirot dhe arrita të kaloj finishin përpara tyre’, tha pas garës Vettel.
Më pas piloti i Ferrarit ka komplementuar edhe kundërshtarët që zgjodhën strategjinë e duhur. ‘Kur dolëm nga bokset e dinim që do kishim një ritëm gare më të mirë, por ata zgjodhën strategjinë më të mirë. Rrezikuam shumë në fund dhe mund ta mbyllnim garën në vendin e 3’, tha Vettel.