Vetura e Adolf Hitlerit, pronari refuzon ofertën marramendëse për ta shitur…

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:16 | Nga

Pronari i të famshmit Mercedez Benz 770k Grosser i vitit 1939, i përdorur për një kohë të gjatë nga Adolf Hitleri ka refuzuar ofertën prej 7 milionë dollarësh gjatë ankandit të zhvilluar në Scottsdale, Arizona me pretendimin se makina në fjalë vlen shumë më tepër.

Një makinë shumë e debatueshme, për shkak se ishte e lidhur ngushtë me Führerin, i cili e përdori për një kohë të gjatë, si një makinë parade për personalitete të njohura dhe për parada të mëdha naziste gjatë viteve 1939-1941.

Makina e famshme, që është fotografuar me mijëra herë, ka ardhur e ruajtur në mënyrë perfekte deri në ditët tona, bashkë me targën origjinale “1A 148461”, dokumentet e SS dhe ato të ofiçinave të Mercedesit.

 

Të ngjashme