Vetura e policisë bie në lumin Lepenc, po kërkohen dy policë

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 23:50 | Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc, rreth orës 21:00.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar për mediet zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë, ka thënë Gashi.

Të ngjashme