Vetura futet në një lokal, tre të lënduar

| 13 Nën 2019 | 08:35 | Nga

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Xhevat Ibraj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ku vetura ka humb kontrollin dhe ka hy në lokal. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj.

Të ngjashme