Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur çiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e aksidentit çiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.