Një femër ka mbetur e lënduar pasi është goditur dje nga një makinë në Kaçanik.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.