Një veturë ka goditur një këmbësor në Podujevë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, rreth orës 16:00, ndërkaq këmbësori është fëmijë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.