Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.