Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth mesnatës një këmbësor është goditur nga një veturë duke marrë kështu lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu tha për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”.

Të ngjashme