Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti.