Një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës, pasditen e së martës.
Si pasojë e goditjes, një këmbësore ka mbetur e shtrirë në rrugën “George Bush” në kryeqytet, raporton Koha.net.
Autoambulanca ka marrë këmbësoren, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe policia e Kosovës.