Një person derisa ishte duke drejtuar veturën Fiat në fshatin Brod të Shterpcës nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.