Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi i njëjti u godit me veturë gjersa ishte duke e vozitur biçikletën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Faik Konica”, në Gjakovë.
“JU njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku ,në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës”, thuhet në njoftimin e policisë.