Një veturë ka goditur një grup personash në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Muenster, të shtunën, duke vrarë disa persona dhe duke lënë të lënduar disa të tjerë, ka raportuar Spiegel Online.
Ende nuk është e qartë nëse incidenti është sulm, thotë kjo gazetë gjermane, transmeton Koha.net.
Gazeta gjermane “Spiegel Online” ka raportuar se deri më tani dyshohet të kenë vdekur tre persona ndërsa rreth 30 të tjerë janë lënduar.
Informatat janë jozyrtare.