Vetura i godet dy vajza në “Zebra” përballë stacionit të Policisë në Prishtinë

| 11 Tet 2024 | 14:43 | Nga

Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në “Zebra”, përballë stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

Të lënduarat kanë mbetur të shtrira në rrugë derisa atyre shihet se po i jepet ndihma e parë.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme