Dashamir Fida duke drejtuar automjetin “Nisan” u përplas me një Opel Kadet me targë të Kosovës që drejtohej nga shtetasi kosovar Ardian Cana.
Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme G.F. 68 vjeçe, banuese në Laç e cila ishte pasagjere tek Nissani.
Gjithashtu u dëmtuan dy drejtuesit e makinave si dhe pasagjerët Sh.F. 80 vjeç, banues në Laç, H. F. 83 vjeçe, banuese në Tiranë, Dh.H. 67 vjeç, banues në Diber, që ndodheshin pasagjerë tek Nissani.
Po ashtu të lënduar mbetën, E.C. 9 vjeçe, banuese në Kosovë , R. C. 13 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në mjetin Opel , të cilët ndodhen në Qendrën e Traumave Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Nga Shërbimi i Policisë Rrugore janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Dashamir Fida, 60 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Cana, 46 vjeç, banues në Kosovë.