Vetura përplas motoçikletën në Shëngjin, vdes 27 vjeçari

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shëngjin. Në aksidenti janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidenit ka humbur jetën shtetasi me iniciale E.N 27 vjeç i cili ishte drejtues i motoçikletës dhe është plagosur rëndë shtetasi A.P i cili ishte pasagjer në motoçikletë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.N, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme