Vetura përplaset me turmën, dhjetë të lënduar në Australi

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë persona u lënduan të shtunën kur një burrë hyri me makinë mes një turme në qytetin australian të Newcastle, pasi duket se humbi kontrollin e automjetit, njoftuan autoritetet.

Drejtuesi 18-vjeçar u arrestua në vendngjarje, në lagjen Wallsend, rreth 110 km në veri të Sidneit, kryeqytetit të shtetit të Uellsit të Ri Jugor.

Në momentin e incidentit, tifozët ishin mbledhur përgjatë rrugëve lokale për të përcjellë ekipin e regbisë “Newcastle Knights”, i cili do të garojë të dielën në finalen e madhe të Ligës Kombëtare të Regbisë në Sidnei, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Dy nga personat e shtruar në spital – një vajzë 5-vjeçare dhe një burrë 67-vjeçar – ndodhen në gjendje kritike për jetën, bënë të ditur autoritetet.

Kryetari i bashkisë së Newcastle, Gavin Morris, deklaroi se drejtuesi dukej se kishte humbur kontrollin e makinës. “Duket se ai po e përshpejtonte motorin e makinës në njëfarë mënyre,” tha Morris në një prononcim televiziv.

Policia njoftoi se të dhënat fillestare sugjerojnë se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin.

Të ngjashme