Targat e veturës 3Z-118-15 janë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se vetura që ishte e parkuara para një moteli është e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ende nuk po dihet nëse këtë veturë e vozitë ndonjëri prej zëvendësministrave apo këshilltarëve në këtë Ministri.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë për Express se duhet pak kohë për ta zbuluar se kush ishte shofer i veturës së MTI-së që ishte e parkuar para një moteli.
Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se do të marrë masa ndaj secilit që keqpërdorë veturat zyrtare.
Veturat që përfundojnë me numrin 15 janë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.