Një këmbësore është goditur nga një veturë dje në Pejë, njofton policia me anë të raportit 24-orësh.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë 13.12.2020-17:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.