Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës, me ç’rast ka njoftuar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.
“Sot rreth orës 12:30, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj lendime trupore ka marr këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë.