Një person është arrestuar pasi që derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës humb kontrollin e veturës dhe i godet tre këmbësorë meshkuj, një boshnjak dhe dy turq kosovarë si dhe një veturë të parkuar.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren në ora 15:20
Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.