Një nga zyrtarët e shtetit ka shfrytëzuar veturën që paguhet me taksat e qytetarëve për të vizituar një motel në Malishevë.
Në fotografinë që ka siguruar Express shihet vetura e parkuar para motelit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:25.
Ndalesën e përdorimit të veturave zyrtare për qëllime private s’po e respektojnë zyrtarët e Qeverisë. Kështu, ka ndodhur edhe me veturën 3Z 118 15.
Keqpërdorimi i veturave zyrtare tashmë është bërë e zakonshme, zyrtarë të ndryshëm janë parë duke i përdorur veturat e shtetit për shëtitje jashtë orarit të punës.