Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.
Gazeta mëson se në të ishin dy persona, një nga ta ishte shofere grua.
Por, për fatin e mirë, dy personat shpëtuan pa lëndime.
Në pamjet që ka siguruar Jepi Zë, shihet se vetura, pas disa orëve përpjekje, është nxjerrë nga liqeni.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit, e atyre u asistuan zhytësit e klubit “Trepça”.