Koordinatori i Qendërs së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka përjashtuar nga procesi i rinumërimit vëzhguesin e Nismës, Behar Amërllahu.
Ekonomia Online ka siguruar emailin e Burim Ahmetaj dërguar Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ku ai shpjegon rastin.
Ahmetaj ka deklaruar se Amërllahu e ka kërcënuar si dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj tij dhs stafit të QNR-së.
E gjithë kjo sipas tij, është bërë për shkak të një kontestimi të një fletëvotimi, përkatësisht vlefshmërisë së tij, bazuar në vendimin nga PZAP.-ja.
“Për këto sjellje të tij, thyerje të Kodit të Mirësjelljes, kërcënimit ndaj meje, në bazë të rregullativës, nuk i lejoher hyrja e mëtutjeshme në QNR”.
Ahmetaj shkruan se e ka njoftuar edhe subjektin politik Nisma, dhe ka kërkuar që ky vëzhgues të zëvendësohet me një tjetër.