Për të gjithë përdoruesit e “Viberit” tani vjen një lajm i mirë, ata mund t’i fshijnë mesazhet e tyre nëse marrësi nuk e ka lexuar ende.
Nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë, kështu do të keni mundësi nëse të fshini edhe një mesazh që e keni dërguar një javë më parë.
Kjo veçori është shumë e rëndësishme në rastet kur shpërndajmë gabimisht informacione personale nga telefoni.
Kështu, nëse i keni dërguar dikujt informacione mbi kartën tuaj të kreditit, për çdo qëllim të caktuar, ju mund të fshini në distancë mesazhin nga telefoni i marrësit.