Një nga aplikacionet më popullore të enkriptuara të chatit, Viber, ka nxjerrë atë që quhet “mesazhe sekrete”, i cili u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi bisedat.
Kjo risi u jep mundësi përdoruesve që të vendosin se cilat video dhe foto të qëndrojnë në arkivin e chatit, para se të shtypin “send”.
Viber që tani ju lejon që të fshini një bisedë edhe nga telefoni juaj edhe nga telefoni i bashkëbiseduesit.
Kjo risi në Viber i lejon përdoruesit që të vendosin një afat kohor për imazhet që duan të ndajnë, por që nuk duan që të përfshihen në arkiva, koncept i ngjashëm me “snapchatin”.
Ju mund të dërgoni një foto dhe të vendosni nëse doni që fotoja të ruhet për 1,3,7 apo 10 sekonda që nga shikimi i parë.
Viber ka 800 milionë përdorues të regjistruar dhe 260 milionë përdorues aktiv.
Kjo veçori e re ka qenë risi për Viber, por ama ska qenë le ta themi diçka e pa realizuar më parë nga konkurrentët.