Përveçse është një ikonë stili, Victoria Beckham pëlqehet shumë edhe për kujdesin që tregon ndaj vetes dhe lëkurës së saj
Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, në të vërtetë Victoria nuk po e lufton plakjen.
Në një intervistë të dhënë se fundmi për “This Morning”, ajo është shprehur se thjesht po përpiqet të duket mirë për moshën që ka.
“Nuk po përpiqem aspak të dukem më e re. Unë thjesht dua të dukem mirë për moshën që kam. Dua të tregoj versionin më të mirë të vetes. Dua të kujdesem për atë që kam. Mua më pëlqen ndjesia e plakjes. Nuk e kam problem, sepse duhet të ndodhë. Të gjithë plaken një ditë”, – është shprehur stilistja, e cila mbushi 45 vjeçe në prill.
Kohët e fundit Victoria ka lansuar një linjë bukurie, për të cilën është shprehur se nuk do t’i bëjnë njerëzit të duken më të rinj, pasi kjo gjë nuk mund të bëhet.
Linja e saj është një linjë që përkujdeset për lëkurën, por nuk e rinon atë, ashtu siç nuk mund ta bëjë asnjë produkt në botë.
Ashtu siç thotë Victoria, njerëzit duhet të ndihen mirë për atë që janë dhe ta pranojnë plakjen me krahët hapur.