Arturo Vidal raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Inter.
Kiliani është gati të firmosë një kontratë trevjeçare në San Siro me një rrogë 5 mln euro në sezon.
Sipas disa burimeve italiane, një marrëveshje mes dy klubeve është gjithashtu shumë pranë finalizimit.
31-vjeçari duket se do të rikthehet në Serie A në formë huazimi, me Zikaltrit që kanë obligimin për ta blerë verën tjetër.
Kosto totale e operacionit do të jetë mes 20 dhe 25 mln euro.
Vidal më parë ka kaluar katër vite te Juventus përpara se t’i bashkohej Bayern më 2015.