Video e VV-së, reagon Rukiqi: Qeveria në krizë dhe nën sanksione, po përgjigjet me propagandë

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë partive opozitare përmes një videoje të publikuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai në reagimin e tij qeveria është në krizë dhe me sanksione, dhe se e njëjta po përgjigjet me rritje të propagandës.

Ai ka thënë se, sanksionet dhe iniciativa mbipartiake e LDK-së, po japin e efektin e parë.

“Sanksionet dhe frika nga iniciativa e jone mbipartiake, po e japin efektin e pare, te pritur: Aktivizimin e makinerise propagandistike, me sondazhe te fabrikuara, video propaganduese per te sulmuar opoziten dhe aktivizimin e “avatareve” dixhital, per te sulmuar dhe shpallur bashkepunetore te Serbise, kedo qe nuk pajtohet me KM Kurti”, ka thënë ai ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Qeverisja ne krize dhe nen sanksione, pergjigjet me rritje te propagandes

E mbaj ne mend, gjate Kupes se Botes ne Katar, ne Korene e Veriut, vlonte propaganda, per “sukesin” e Kombetares te ketij vendi ne kete ngjarje te futbollit, edhe pse ky vend, fare nuk ishte pjese e kesaj ngjarje.

Sanksionet dhe frika nga iniciativa e jone mbipartiake, po e japin efektin e pare, te pritur: Aktivizimin e makinerise propagandistike, me sondazhe te fabrikuara, video propaganduese per te sulmuar opoziten dhe aktivizimin e “avatareve” dixhital, per te sulmuar dhe shpallur bashkepunetore te Serbise, kedo qe nuk pajtohet me KM Kurti.

Njejte, si pjesemarrja imagjinare e Kombetares te Korese te Veriut ne Kupen e Botes, pushteti vazhdon propaganden per sukseset e veta imagjinare. Nje rruge qe i lidh dy pjese te Gjilanit, ne imagjinaten e Kryeministrit, na u paraqit si rruge qe e lidh Gjilanin me Bujanocin.

Të ngjashme