Video-thirrjeve në Instagram mund t’i bashkohen deri në 50 persona

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Video-thirrjet në Instagram nuk janë më një funksion apo veçori e re, megjithatë në përditësimet e fundit të këtij aplikacioni, Instagrami ka njoftuar se tani kjo veçori do të mbështesë pjesëmarrjen e deri në 50 personave në një video-thirrje në të njëjtën kohë.

Kjo bëhet falë integrimit të veçorisë së re të Facebookut, Messenger Rooms, brenda Instagramit, shkruan ubergizmo. Messenger Rooms mundëson realizimin e video-thirrjeve mes përdoruesve në grupe të mëdha dhe është krijuar me qëllim që të rivalizojë platformat si Zoom, e cila së fundmi është popullarizuar shumë.

Facebook Messenger dhe Instagrami tashmë mbështesin video-thirrjet, por ishte e kufizuar në numrin e pjesëmarrësve, transmeton Koha.net. Me Messenger Rooms, përdoruesit tani do të mund të krijojnë dhomat e mëdha për shumë pjesëmarrës që të bashkohen në të njëjtën kohë.

Me integrimin e kësaj veçorie në Instagram, përdoruesit do të mund të krijojnë Messenger Rooms me kontaktet e tyre të Instagramit.

Gjithashtu, Messenger Rooms pritet të integrohet edhe në WhatsApp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme