Persona të panjohur kanë vjedhur përforcues të shtyllave mbrojtëse, në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:55.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind përforcues të shtyllave mbrojtëse”, thuhet në raportin e policisë.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.