Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë një person ka vjedhur 300 euro nga kasaforta e xhamisë.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 03.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.