Vidhen 31 mijë fotografi të albumit të Botërorit

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:30 | Nga

Hajnat kanë hyrë në një fabrikë printimi në Argjentinë dhe kanë vjedhur 638 kuti të fotografive koleksionuese për Botërorin Rusia 2018.

Vjedhja e rëndë ka ndodhur në Vicente Lopez të Argjentinës. Secila kuti ka pako të vogla me nga pesë fotografi që kushtojnë nga 50 cent deri në 1 euro, transmeton Koha.net.

Numri total i fotografive të vjedhura është 31 mijë e 900 dhe me këto foto mund të mbushen disa albume.

Policia ka thënë se hajnat kanë pasur synim vetëm vjedhjen e këtyre fotografive koleksionuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme