Një person në Zveçan ka raportuar në polici se mes datës 27-29 të këtij muaji, të dyshuar të panjohur kanë vjedhur derivate të naftës nga makineritë e punës, kamionë dhe eskavatorë, dhe kanë dëmtuar një dritë të kamionit.
Sipas ankuesit, vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 580 euro.
Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.