Një person ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur dy kambana të kishës katolike në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh, nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat.
“Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.