Një grup organizatash kanë reaguar pas rastit të vjedhjes së kabllove të sigurisë në “Via Ferrata Berim”, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe të krijohet siguri për qytetarët dhe pronat.
“Ne e dënojmë ashpër vjedhjen e kabllit të sigurisë dhe shkatërrimin e ‘Via Ferrata Berim’, e cila është ndêr hapësirat më tërheqëse turistik enë veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Stacionit Policor Zubin Potok dhe Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut që të gjejnë sa më shpejt që të jetë e mundur autorët e këtij akti dhe të kontribuojnë në sqarimin efikas të këtij rasti”, thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga 14 organizata.
“Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të tregojë përgjegjësi dhe efikasitet në të gjitha rastet e tjera të rrezikimit të sigurisë dhe shkatërrimit të pronave në hapësirat publike, siç është shkatërrimi i shtegut në Zveçan të Vogël, shkallët në Zubin Potok, mobiljet urbane dhe të gjitha krimet e tjera”.
“Ne presim që përfaqësuesit e komunës së Zubin Potokut të dënojnë një sjellje të tillë dhe, në përputhje me kompetencat e tyre, të angazhohen në sqarimin e këtij rasti, duke marrë parasysh që turizmi njihet edhe në dokumentet strategjikë të kësaj komune”.
Via Ferrata Berim është bërë një hapësirë e njohur turistike në veri të Kosovës, dhe kjo anë u mbulua nga media të shumta vendase dhe të huaja, duke e vendosur këtë zonë në hartën turistike të Ballkanit dhe të gjithë botës.
Organizatat e nënshkruara mbështesin Institutin për Zhvillimin e Territorit dhe Ekonomisë (INTER) dhe Outdor Initiative në punën e tyre të mëtutjeshme dhe iu bëjnë thirrje që të mos heqin dorë nga zhvillimi dhe promovimi i turizmit në Kosovë.
Deklarata u nënshkrua nga:
Iniciativa e re sociale NSI
Bota bardhê e Zi / Crno Beli Svet
LINK
CSD
RTV Kim
Gračanica Online
FDMC
Kontakt Plus
AC DC
Qendra e Mediave Čaglavica
Qendra për Iniciativa Sociale CSI
OJQ Aktiv
Një shoqatë alternative / Alteenativno Udruženje
Qendra e Zhvillimit të Komunitetit