Vidhen para në një kishë në Lipjan

Prishtinë | 13 Gus 2024 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i një kishe në Lipjan ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur 150 euro nga kutia në të cilën vendoseshin para.

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Shën Flori”.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor në objektin e kishës, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar një kuti në të cilën vendosen paratë dhe nga aty kanë vjedhur rreth 150 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Nuk është raportuar për të arrestuar. Rasti thuhet se është nën hetime.

Të ngjashme