Vidhet arka me para në një xhami në Graqanicë

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Persona të pa njohur kanë hyrë dje rreth orës 16:00 në një xhami në Graqanicë, ku kanë vjedhur arkën e xhamisë.

Sipas policisë, në arkë kishte para të gatshme 20 euro dhe 1 mijë dinarë.

“Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Të ngjashme