Vidhet kasaforta e një banese në Pejë

| 23 Nën 2023 | 09:32 | Nga

Vidhet një kasafortë me një shumë të konsiderueshme parash në Pejë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur brenda një banese, derisa procedura vazhdon nën hetime.

“Pejë 21.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme