Vidhet një motoçikletë dhe një traktor në Prishtinë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë kanë ndodhur dy raste me vjedhje.

Sipas raportit të Policisë, thuhet se në rrugën “Uran Ajeti”, në Prishtinë, “ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur motoçikleta me targa vendore”.

Gjithashtu, edhe në fshatin Makovc të Prishtinës “ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur, në garazhin e tij ia kanë vjedhur traktorin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme