Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe është duke u hetuar, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Njoftimi i plotë i policisë:
VETURË E VJEDHUR/Ferizaj 29.07.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.