Vidhet një veturë nga servisi në Komoran

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është vjedhur nga auto-servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 23 janar në Komoran.

Ndërkohë vetura e vjedhur ende nuk është gjetur, teksa hetimet vijonë.

“Ankuesi mashkull kosovar, me datë 26.01.2026 ka njoftuar se persona të panjohur i kishin vjedh veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme