Shtëpia e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Vaçe Zela është vjedhur. Persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014.
Autorët kanë marrë një medalje të Vaçe Zelës, një laptop, dhe orën e bashkëshortit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa banesa ndodhet tek “Pazari i Ri” në kryeqytet. Vjedhja u konstatua nga motra e këngëtares e cila kujdeset për banesën.
Ndërsa, familjarët dyshojnë se dera është hapur me kartë. Hysni Zela thotë se janë marrë gjithashtu bizhuteri dhe sende me vlerë.
Këngëtarja e madhe shqiptare u nda nga jeta në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës, raporton abcnews.