Një burrë ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore në oborrin e shtëpisë së tij në Çagllavicë.
Policia thotë se po e heton rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
VETURË E VJEDHUR /Çagllavicë, Prishtinë, 27.02.2022 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar para shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.