Policia e Kosovës njofton se një ankuese ka raportuar se në bazë të kamerave të sigurisë ka vërejtur një të dyshuar mashkull kosovar duke vjedhur gjësende ushqimore në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës dhe se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si vjedhje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.